Telegrafi

Keqtrajtoj fëmijën e saj, arrestohet në Lipjan shtetasja nga Shqipëria

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër shtetase të Shqipërisë në Lipjan.

E njëjta është arrestuar pasi që ka keqtrajtuar fëmijën e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e R. Shqipërisë, pasi që ka keqtrajtuar fëmiun e saj të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/