Golden State Warriors ka pësuar humbje të papritur në ndeshjen e parë finale të NBA-s.
“Luftëtarët” pësuan humbje si mysafir të skuadrës kanadeze Toronto Raptors me rezultat 118-109.
Pos, ndeshjes atraktive dhe rivalitetit në fushë, vëmendjen e ka rrëmbyer edhe super fansi i Torontos, këngëtari Drake.
Circa '00 pic.twitter.com/CdJethtSW6
— Toronto Raptors (@Raptors) May 31, 2019
Ai në një moment pothuajse sa nuk u kacafyt me lojtarin më të mirë të ekipit të Golden State, Stephjen Curry.
Por, duket se e gjithë situata përfundoi vetëm me një fërkim mes atyre dhe nuk pati ndonjë përleshje.
Ndryshe, takimi i ditë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet të hënën, ku sërish mikpritës do të jetë palestra Scotiabank. /Telegrafi/