Telegrafi

Këngëtarët urojnë me fotografi familjare festën e Bajramit, prezantojnë fëmijët, nënat e vëllezërit për festë

Foto: Instagram

Festa e Fitër Bajramit i ka solidarizuar sot (e premte) të gjithë myslimanët në mbarë botën.

Urimet, paqja e dashuria ka mbizotëruar sot gjithandej, teksa edhe ëmbëlsirat si pjesë e pandashme e festës ishin gjithashtu të pranishme.

Në një datë si kjo e cila festohet me familje, ka bërë që shumë prej njerëzve ta festojnë me më të dashurit e tyre këtë festë.

Lexo po ashtu Urimet e yjeve shqiptarë për festën e Fitër Bajramit

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë prej këngëtarëve të estradës, të cilët nuk hezituan që të prezantojnë përmes rrjeteve sociale të afërmit e tyre.

Në vazhdim ju sjellim disa imazhe të këngëtarëve që uruan së bashku me familjet festën e Fitër Bajramit.

Lyrical Son

Reperi Lyrical Son është një nga të parët që uroi festën e Fitër Bajramit. Ai zgjodhi të publikojë një fotografi familjare në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës shkruante një urim të përzemërt për fansat e tij.

Shumë të lumtura pranë reperit dukeshin bashkëshortja e tij Gresa, dhe vajza e vogël, Eva.

Arta Bajrami

Këngëtarja e njohur nga Prishtina, Arta Bajrami, zgjodhi rrjetin social Instagram, për t’i uruar ndjekësve të saj këtë festë. Ajo publikoi një fotografi, ku u shfaq krah bashkëshortit dhe fëmijëve, teksa shkruante në mbishkrim urimin e saj.

“Te gjyshërit për Bajram”, kishte shkruar këngëtarja, referuar faktit që fëmijët e saj, patën mundësinë ta festojnë festën këtë vit te gjyshërit e tyre.

Mozzik

Reperi Mozzik vendosi që festën e Fitër Bajramit t’ua urojë fansave përmes Instagramit. Edhe ai zgjodhi një fotografi familjare, ku shfaqej pranë të vëllait, reperit Getinjo, teksa ka bërë urimin e tij.

“Urime Fitër Bajrami”, ka shkruar reperi nga Ferizaji në mbishkrimin e kësaj fotografie.

2 Ton

Reperi 2 Ton uroi fansat e tij me një fotografi, ku shfaqej pranë nënës. Ai ka treguar se është shumë i lidhur me familjarët, dhe se ka shprehur dëshirën që urimin e kësaj feste ta bëjë bashkë me të.

“Për hajr Bajrami”, ka shkruar 2 Ton në urimin e tij për fansat.

Gold AG

Edhe reperi Gold AG zgjodhi që këtë festë ta urojë përmes një fotografie ku shfaqej pranë nënës së tij. Të dy ata bashkë kanë agjëruar përgjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit, ndaj dhe kjo festë ka qenë pak më e veçantë për ta.

“Urime festa e Fitër Bajramit”, ka shkruar Gold AG në urimin e tij për fansat. /Telegrafi/