Site icon Telegrafi

Këngëtarët shqiptarë që nuk patën aq shumë sukses në talent-show, por tani janë ndër më të pëlqyerit e tregut (Video)

Shumë këngëtarë vendosin ta nisin në moshë shumë të re karrierën e tyre muzikore.

Paraqitjet në festivalet e fëmijëve janë pikënisja e shumë prej atyre që u bënë këngëtarë të famshëm, ndërsa ka edhe prej atyre që karrierën e zhvilluan spontanisht.

Arilena Ara, Yll Limani, Lind Islami e Venera Lumani janë vetëm disa prej emrave të dalë nga talent-showt si “X Factor” apo “The Voice”, ku disa prej tyre u shpallën fitues, ndërsa të tjerët shkuan deri në fazat gjysmëfinale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sot, aata janë ndër artistët e rinj më të pëlqyer në treg.

Por, ka edhe nga ata që nuk ecën shumë në talent-showm, mirëpo më pas me punë të vazhdueshme individuale arritën që t’i futen fuqishëm tregut muzikor, dhe sot janë shumë të suksesshëm.

Telegrafi ju sjell një përmbledhje interesante të disa prej tyre.

Enca Haxhia

 

Këngëtarja Enca Haxhia dështoi të kualifikohej për në një nga fazat e “The Voice of Albania 1”, kur asnjëri nga trajnerët nuk ktheu karrigen për të. Megjithëse këndoi bukur, ajo nuk ia doli as në audicionet e dyta të këtij spektakli. Por, viti 2014 i solli asaj famën e shumë dëshiruar me hitin e saj më të madh “A pot pëlqen”. Sot, Enca vetëm në Instagram, është e ndjekur prej më shumë se një milion ndjekësve.

Filloreta Raçi – Fifi

Edhe Filloreta Raçi nuk kishte ecur shumë larg në “The Voice of Albania 1”. Ajo kishte kënduar këngën “Mercy on me”, me ç’rast kishte bindur Sidrit Bejlerin të kthejë karrigen për të, duke e bërë pjesë të skuadrës së tij. Por, në fazën e betejave, ajo u eliminua. Fakti që nuk u dorëzua kurrë i ndikoi për mirë, sepse ajo tashmë gëzon famë, falë përkushtimit që fillimisht bëri në studio të ndryshme, deri sa më pas u bë pjesë e “MAX Production” dhe tani shquhet si njëra ndër këngëtaret më të suksesshme të këtij labeli.

Aida Doçi

Këngëtarja Aida Doçi e kishte nisur karrierën si solo artiste duke konkurruar në edicionin e dytë të “X Factor Albania”, por nuk kishte arritur të shkonte shumë larg si e vetme, dhe kështu ajo bashkë me disa prej vajzave të tjera formuan grupin “Natyral”. Ato arritën deri në finale, por Aida nuk pati rastin të bie shumë në sy si solo këngëtare, derisa e nisi shumë vite më vonë e vetme karrierën esaj. Sot, ajo është shumë e pëlqyer për këngët ‘cover’ që këndon, siç njëlloj pëlqehet edhe për këngët e saj të vërteta gjithashtu.

Alban Ramosaj

Këngëtari i ri Alban Ramosaj e kishte nisur rrugëtimin e tij në talent-shown “X Factor Albania”. Me gjithë interpretimin e mirë, ai nuk kishte pasur sukses në këtë spektakël, kështu vite më vonë vendosi ta sprovojë veten edhe në “The Voice of Albania 3”, ku kishte arritur deri në çerek finale. Megjithatë, karriera e tij mori hov kur vendosi të publikojë këngë ‘single’ të cilat u pritën mirë nga publiku, dhe tani është një prej këngëtarëve meshkuj më dominues në estradë. /Telegrafi/

Exit mobile version