Telegrafi

Këngëtarët e Shqipërisë urojnë me gjithë zemër Pavarësinë e Kosovës (Foto)

Sot (e premte) shteti i Kosovës feston 9 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Ishte pikërisht 17 shkurti i vitit 2008, një ngjarje e madhe për shqiptarët e Kosovës, e cila do të mbahet mend gjatë.

Duke u kthyer në një festë të rëndësishme, normalisht që edhe figurat publike janë ata të cilët mobilizohen që të gjejnë imazhin ose statusin e duhur, për t’iu uruar ndjekësve të tyre këtë festë.

Ndonëse në një datë si kjo shumica e këngëtarëve tanë janë të angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë shtetit, prapëseprapë ata nuk harrojnë që të publikojnë një urim të veçantë për fansat e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë shumë urime të përzemërta janë dërguar nga këngëtarët e Shqipërisë, të cilët kanë shfaqur imazhe me simbolet e flamurit të Kosovës dhe Shqipërisë në rrjetet e tyre sociale, duke uruar kështu me gjithë zemër fansat e Kosovës për Pavarësinë.

Një ndër urimet më të veçanta ka qenë ai i Roland Hysit, ose siç e njohin e të gjithë Landi i “WSF”, i cili ka publikuar një fotografi të të ndjerit, mikut të tij Dr.Florit i cili mbante në krah flamurin e Kosovës.

Në vazhdim ju sjellim disa nga këto urime të përzemërta për 9-vjetorin e Pavarësisë nga yjet. /Telegrafi/