Site icon Telegrafi

Këngëtaret e estradës që nuk i ndahen palestrës (Foto)

Dihet tashmë që fitnesi është bërë një pjesë mjaft e rëndësishme e jetës.

Për të qëndruar gjithnjë në formë dhe për t’u duket bukur, këngëtarët e estradës janë të gatshme të sakrifikojnë gjithçka, transmeton Telegrafi.

Shumë prej tyre qëndrojnë me orë të zgjatura në palestër, e ndërsa një pjesë e madhe bëjnë kujdes maksimal në ushqim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ato që i përkushtohen palestrës shumë, sigurisht që arrijnë edhe rezultate të mira,duke poseduar linja atraktive trupore.

Në vazhdim ju prezantojmë me disa prej këngëtareve të estradës, të cilat janë shumë të dhëna pas ushtrimeve në palestër.

Morena Taraku

Modelja dhe këngëtarja nga Peja, Morena Taraku është shumë e dhënë pas palestrës. Në rrjetet sociale Morena gati thuajse çdo ditë publikon një imazh nga fitnesi të cilin e frekuenton.

Linda Halimi

Këngëtarja Linda Halimi gjithashtu është një shembull i mirë për të gjithë ata që duan të bien në peshë. Ajo ka treguar se kilogramët e tepërt kishte arritur t’i heqë edhe falë qendrave të dobësimit, nga ku kishte marrë edhe frymëzimin për të hapur një të tillë në Prishtinë. Gjithsesi ajo vazhdon të mos i ndahet asesi palestrës.

Nora Istrefi

Edhe Nora Istrefi është mjaft e përkushtuar në fitnes gjithashtu! Të gjithë e mbajnë mend se si ajo kishte arritur që në pak kohë në vitin 2015 të rikthejë format e duhura trupore, pak muaj pas lindjes së vajzës së saj.

Dafina Zeqiri

Në një intervistë të dhënë muaj më parë për Telegrafin, këngëtarja Dafina Zeqiri kishte thënë se ka një dashuri të madhe për palestrën, dhe se ka qenë imazh i një fitnesi dikur në Prishtinë. Një pasion të tillë Dafina e ka edhe sot, nga ku gëzon linja të shkëlqyera trupore.

Era Istrefi

Edhe artistja kosovare Era Istrefi është mjaft e rregullt në ushtrime, ndonëse udhëtimet e shpeshta nuk i lejojnë që të jetë çdo ditë e pranishme në palestër.

Soni Malaj

Këngëtarja Soni Malaj është pa diskutim njëra ndër këngëtaret më të përkushtuara në palestër. Ajo publikon mjaft shpesh fotografi dhe video nga fitnesi në rrjetet sociale, duke bërë të ditur për ushtrimet të cilat i praktikon. Dhe falë këtij angazhimi, ajo ia ka dalë mbanë që sot të jetë një nga trupat më të mirë të estradës.

Adelina Tahiri

Edhe këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri përkushtohet mjaft në palestër. Ndonëse nuk e shohim të ekspozuar shpesh në rrjetet sociale me ndonjë fotografi nga fitnesi, linjat e saj tregojnë se ajo nuk rri kot, por është mjaft e përveshur ndaj ushtrimeve.

Fjolla Morina

Fjolla ka qenë shumë e dhënë këtë vit pas palestrës, dhe si pasojë e angazhimit, ajo arriti që të rikthejë format e dikurshme trupore, pas lindjes së vajzës së dytë. Tani ajo është pa dyshim njëra ndër këngëtaret më atraktive.

Luana Vjollca

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca gjithashtu gëzon një trup perfekt. E gjitha kjo falë angazhimit të saj të vazhdueshëm në fitnes. Kohëve të fundit Luana po shfaqet pak më e shëndosh në fotografitë në rrjetet sociale, megjithatë përsëri mbetet në top formë. /Telegrafi/

Exit mobile version