Telegrafi

Këngët më të bukura shqiptare dedikuar festës së Shën Valentinit (Video)

‘Shën Valentini’ e njohur për të gjithë si dita e të dashuruarve, është festa të cilën të gjithë të dashuruarit e kremtojnë në datën 14 shkurt të vitit.

Thuhet se ka lindur nga një prift i cili quhej Shën Valentin ku ai bëri martesë ilegale dhe u burgos, ndërsa roja i burgut kishte një vajzë e cila ishte e verbër dhe ai e shëroi atë, kështu më pas ata te dy u dashuruan në njëri-tjetrin dhe prifti para se të vdiste i dërgoi vajzës një letër, që ia shprehi ndjenjat e tij dhe kjo ditë u quajt dita e Shën Valentinit, dhe sot e kësaj dite festohet në shumë vende të botës.

Këtë festë kaq të bukur e kremtojnë edhe shqiptarët, ku ata të cilët janë të dashuruar rezervojnë për personin e zemrës ndonjë befasi të veçantë.

Lexo po ashtu Urimet e yjeve në Ditën e të dashuruarve (Foto)

Një darkë e bukur me qirinj, në tavolinën e së cilës nuk mungojnë trëndafilat e kuq dhe çokollatat e ëmbla, duket se janë zgjedhja e shumëkujt për ta festuar festën e 14 shkurtit. Sido që të jetë është muzika në sfond, ajo e cila i jep vulën një mbrëmjeje të bukur dhe romantike.

Ka shumë këngë të bukura në botë të cilat janë krijuar enkas për ditën e Shën Valentinit, por kësaj date të veçantë dhe dashurisë i kanë kënduar edhe artistët shqiptarë.

Në vazhdim Telegrafi ju sjell me disa prej këngëve më të bukura shqiptare dedikuar dashurisë, ose festës së Shën Valentinit. /Telegrafi/