Kënga e “See You Again” e Wiz Khalifas dhe Charlie Puthit, e cila i dedikohet aktorit të ndjerë Paul Walker, ka shpërthyer në top-listën zyrtare britanike duke dominuar në javën e fundit.
Tema muzikore e filmit “Furios 7”, është bërë kënga më e shitur e vitit 2015 me mbi 193 mijë shitje në total.
Ajo po ashtu ka arritur edhe shifra rekorde edhe në dëgjimet online, duke arritur në 3.68 milionë dëgjime në javën e fundit, transmeton koha.net
Në vend të dytë në top-listën zyrtare gjendet OMI me “Cheerleader”, ndërsa në të tretën “Hold My Hand” i Jess Glynne.
Top-pesëshen e përmbyllin “Can’t Stop Playing (Makes Me Higher)” i Dr Kuchos dhe Gregor Saltos, si dhe “King” nga Years&Years.
Duhet përmendur se që nga publikimi në YouTube (6 prill), videoja është shikuar 76 milionë herë. /Telegrafi/