Ashtu siç u paralajmërua, kënga e re Greta Koçit, “I besova”, është larguar nga YouTube.
Kjo ka ndodhur pasi producenti i njohur Chipsi e ka akuzuar këngëtaren për vjedhje të drejtës autoriale të këngës dhe moskryerje të pagesës. Chipsi për Telegrafin tha se kënga “I besova” është realizuar rreth një muaji më parë nga ai, ndërsa në videoklipin e Gretës figuron një tjetër emër.
“Përveç që nuk ma ka kryer pagesën komplet, e ka mohuar edhe autorësinë time duke e shkruar emrin e dikujt tjetër. Kënga është punuar para një muaji ndërsa ajo më ka dërguar vetëm një paradhënie duke thënë se këtë këngë nuk do ta publikojë”, është shprehur Chipsi, i cili është habitur kur ka parë këngën dhe emrin e dikujt tjetër në të.
Producenti ka treguar se ka tentuar të kontaktojë me këngëtaren por ka qenë e kotë, ndërsa ka vendosur që këngën t’ia bllokojë në kanalin YouTube dhe pikërisht kjo ka ndodhur.
“Më than i padrejtë në këtë rast! Tani që kënga u bllokua, mendoj se doli në shesh drejtësia ime. Falë bashkëpunëtorëve dhe miqve të mirë, arritëm që t’ia dalim, ka shkruar Chipsy në Facebook.
Postimit ia bashkëngjitur edhe fotografinë e mëposhtme për të dëshmuar largimin e këngës. /Telegrafi/
Ndërkaq, nëse klikoni në videon e mëposhtme do ta shihni se kënga nuk është në YouTube. /Telegrafi/