Edicioni i 70-të i Festivalit në Kanë ka zgjuar shumë pluhur këtë vit.
Shumë emra të njohur nga Hollywoodi nuk munguan këtë vit, ndërsa prej shqiptarëve numërohen: Rita Ora, Bebe Rexha, Albana Osmani, Fatmir Hysenbelliu etj.
E kur jemi tek shqiptarët, duke se muzika jonë ka arritur të bie edhe në veshin e të huajve.
Kështu të paktën është bërë e ditur përmes disa një fotografie që reperi i njohur kosovar Capital T ka publikuar në InstaStory.
Ai ka treguar se në “Gotha Club” të Kanës në Francë, është lëshuar një nga nga super hitet e tij.
Ky fakt e ka bërë shumë të lumtur reperin, i cili në trojet shqiptare është i njohur tashmë për projektet e suksesshme të tij. /Telegrafi/