Telegrafi

“Kemi marrëveshje me Interi për Medelin”

Presidenti i Trabzonspor, Muharrem Usta, ka thënë se kanë arritur marrëveshje me Interin për transferimin e Gary Medel.

Kiliani nuk bën pjesë së planet e trajnerit të ri të Intert, Luciano Spalletti, dhe ai  është i lidhur me kalim te Boca Juniors.

Por tashmë Interi e ka pranuar ofertën e klubit turk Trabzonspor, ndërsa ka mbetur vetëm që klubi ta bind lojtarin.

“Kemi marrëveshje me Interin për Medelin”.

“Sot fillojnë bisedimet me lojtarin. Gjithçka është mbyllur me Interit, por nëse lojtari nuk pranon ne i kemi edhe dy alternativa”, ka thënë Usta. /Telegrafi/