Përkundër përjashtimit nga Big Brother VIP Albania, Kejvina Kthella, po vazhdon të jetë aktive duke komentuar banorët e tjerë.
Ajo së fundmi i ka dalë në mbrojtje Deamishelit për lojën brenda duke shtuar se ka menaxhuar çdo gjë mirë dhe me qetësi.
Kjo vjen pas sulmit që iu bë nga Efi Dhedhes, e cila u rifut sërish në shtëpi si më e votuara e publikut.
“Ke tre muaj aty brenda edhe e ke menaxhuar gjithçka shumë mirë me qetësinë tënde. Në fund të ditës në kuafër të lojës ke bërë gjithçka. Vazhdo Deamishel”, ka shkruar ajo.
“Oh e të njoh unë që kemi ndarë shtratin, se sa e lezetshme edhe vajzë me botë je o nuk të njeh kush”, thekson Kthella.
Ajo më pas ka thumbuar Efin dhe Kiarën, duke thënë që Luizi me zemër e do Dean sikur Oltën, sepse nuk lëpihen e shtiren.
“Thellë thellë me zemër Luizi do Dean aq sa donte Oltën aty brenda, sepse janë luftarake e nuk lëpihen për t’u dukur bukur në publik. Koha do vërtetoj gjithçka”, u shpreh tutje ajo.
Kejvina gjithashtu në një intervistë të fundit u shpreh se nuk beson te dashuria e Kiarës ndaj Luizit. /Telegrafi/