Telegrafi

Keita Balde thotë se Sadio Mane do të largohet nga Liverpooli – senegalezi është shënjestër e Real Madridit

Keita Balde ka thënë se Sadio Mane mund të largohet në të ardhmen nga Liverpooli

Sulmuesi senegalez ka dhënë opinion e tij të bashkëkombësin, që shihet si prioritet i Real Madridi në afatin kalimtar të ardhshëm.

“Ai (Mane) është një djalë i mrekullueshëm, dhe i meriton të gjitha ku është sot”, ka thënë Balde.

“E di se trajneri Jurgen Klopp e pëlqen shumë atë dhe ai ndihet mirë te Liverpooli. Do të duhet një ofertë e madhe për të larguar atë nga aty”.

“Por, ndoshta në dy apo tri vitet e ardhshme mund të ndryshojnë gjërat. Nuk mendoj se ai do të jetë përgjithmonë atje”, ka shtuar më tej ai.

Lexo po ashtu Real Madrid përgatitë ofertë prej 120 milionë euro për Manen, por është një skuadër tjetër që ka ofruar më shumë

Liverpooli e kishte transferuar Mane nga Southampotni, derisa kontrata e tij skadon në vitin 2023 e që The Reds e vlerësojnë atë në shumën e 130 milionë euro,

Real Madridi është skuadra më e interesuar për Manen dhe thuhet se në afatin e kësaj vere mund të tentojë në transferimin e tij. /Telegrafi/