Site icon Telegrafi

Kean kalon te Fiorentina, parat nga shitja do të investohen te Thuram

Juventus dhe Fiorentina kanë arritur një marrëveshje për transferimin prej 13 milionë eurosh të Moise Kean dhe këto para Zonja e Vjetër do t’i investojë në mesfushorin francez Khephren Thuram.

Kalimi i Kean te Fiorentina është praktikisht një punë e përfunduar, raporton Sky Sport Italia dhe Fabrizio Romano.

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, thotë se Fiorentina do të paguajë 13 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse për sulmuesin italian. Paketa e bonusit është e strukturuar si më poshtë: 2 milionë euro bonuse është e lehtë për t’u arritur dhe 3 milionë euro janë të lidhura me objektiva më të vështira.

Romeo Agresti dhe Fabrizio Romano konfirmojnë se Fiorentina dhe Juventus kanë arritur tashmë marrëveshje.

 

Kean kishte rënë dakord për kushtet personale me Fiorentinën, e cila e ka kthyer Andrea Belottin te Roma pas një huazimi gjashtë mujor.

Tuttosport raportoi të enjten në mëngjes se Juventus dhe Fiorentina ishin afër arritjes së një marrëveshjeje dhe se bardhezinjtë do t’i investonin të ardhurat në mesfushorin e Nice, Khéphren Thuram, vëllai i sulmuesit të Interit, Marcus.

Lexo po ashtu E kryer, Douglas Luiz te Juventusi - në anën tjetër shkojnë dy lojtarë

Juventus shpreson se Thuram do të jetë në dispozicion për një tarifë të ngjashme me atë të Kean, duke qenë se ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Nice. /Telegrafi/ 

Exit mobile version