Gjatë spektaklit të së hënës në Big Brother VIP Kosova, moderatorja Jonida Vokshi bëri një gabim të vogël, por të theksuar në komunikimin e saj me banoren Santiana Maloku.
Ndërsa Santiana kishte ndarë me publikun historinë e saj personale, të mbushur me sfida dhe vështirësi, Jonida Vokshi, në një moment të paqartë, i tha asaj: “Ke treguar jetën tënde, një jetë aspak të vështirë”.
Kjo shprehje kontradiktonte thellësisht përvojën e Santianës, e cila në të vërtetë kishte ndarë me të pranishmit një rrëfim për një jetë të mbushur me pengesa dhe lufta.
Në fakt, ajo që Jonida duhej të shprehte ishte e kundërta: “aspak të lehtë”. Ky lapsus në të folur pasqyroi një kthesë ironike, duke e bërë të duket sikur ajo minimizonte përpjekjet dhe ballafaqimet e Santianës gjatë jetës së saj.
Megjithatë, kjo duket të ketë qenë thjesht një gabim i vogël në fjalë zgjedhje dhe jo një qëndrim i qëllimshëm nga prezantuesja.
Mes shumë vështirësive që bukuroshja nga Gjakova shpalosi në mbrëmjen e së hënës, ajo u befasua me një vizitë surprizë nga e ëma e saj, Agnesa Maloku, e cila i dha kurajë për të vazhduar edhe më tej në këtë garë të madhe televizive. /Telegrafi/