Telegrafi

“Kce Sonte”, kënga më e re nga DJ Dagz, PM dhe Young Zerka

Dy DJ-të e njohur Dagz dhe PM kanë publikuar projektin e tyre të ri muzikor.

Ata vijnë në bashkëpunim me artistin Young Zerka, kënga e të cilëve është mjaft ritmike dhe mban titullin “Kce Sonte”.

Tekstin e kanë shkruar të tre artistët bashkë me Nec, teksa muzika dhe producimi u realizua nga Rzon, PM, Dagz.

Young Zerka, PM, Dagz në klipin e ri (Foto: YouTube)

Të njëjtit po ashtu vijnë me një paraqitje tejet atraktive në klip, gjë që morën vëmendje edhe me disa karaktera të filmave të animuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Avaxus.

Ky videoklip i është besuar produksionit nga Prizreni, XL Films.

Këta tre artistë të estradës shqiptare janë mjaft të angazhuar edhe në mbrëmje e koncerte muzikore. /Telegrafi/