Telegrafi

KB Ylli organizon Final 8 të Kupës së Kosovës

KB Golden Eagle Ylli do të organizojë Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll.

Në konkursin e hapur për organizim të fazës finale të Kupës së Kosovës, aplikuan Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli.

Megjithatë, në fund pas plotësimit të të gjitha kritereve, u vendos që faza finale e garës të organizohet në Suharekë.

Në fazën finale të Kupës së Kosovës marrin pjesë top skuadrat nga Superliga ashtu sikurse edhe KB Kalaja që eleminoi Pejën.

Në këtë Final 8 pritet të spikasin derbit e fortë të basketbollit e tifozerive që mund të zhvillohen në gjysmëfinale si KB Ylli ndaj KB Rahovecit dhe KB Prishtina ndaj KB Trepçës.

Final 8 i Kupës së Kosovës zhvillohet ng data 28 shkurt deri më 4 mars, javë kur nuk zhvillohet Superliga e Kosovës në basketboll.

KB Sigal Prishtina konsiderohet favorite absolute për ta rifituar garën.

/Telegrafi/