Fabio Carvalho është njëri nga talentët më të mëdhenj në futbollin anglez.
Portugezi me pasaportë angleze ka shkëlqyer me ekipin e parë të Fulhamit këtë edicion në Championshipin anglez.
19-vjeçari ka zhvilluar 13 ndeshje me Fulhamin, ku ka realizuar katër gola dhe ka bërë një asistim.
Mesfushori ofensivë ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane, teksa Chelsea, Real Madrid dhe Liverpool janë vënë pas tij.
Edhe gjiganti gjerman Borussia Dortmund ka shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit të Anglisë U18.
Carvalho në fund të edicionit mbetet lojtar i lirë dhe kjo ka bërë që skuadrat e mëdha të vihen pas tij, pasi mund të nënshkruajnë pa paguar dëmshpërblim.
The Athletic ka raportuar se agjentët e lojtarit qysh tani kanë zhvilluar takime me katër klubet e lartë përmendura dhe nuk përjashtohet mundësia që gjatë javës së ardhshme të arrihet një marrëveshje me njërën nga to.
Talenti i Fulham ka lindur në Portugali, por ai ka pasaportë angleze pasi që nga viti 2010 është në Angli dhe luan për grupmoshat e ‘Tre Luanëve’. /Telegrafi/