Miralem Pjanic për momentin është një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin evropian.
Për yllin e Juventusit kanë shfaqur interesim disa nga skuadrat më të mëdha, numri i të cilave po shtohet dita ditës.
Aktualisht sipas TuttoSport, për boshnjakun janë në garë Paris Saint Germaini, Chelsea, Barcelona dhe Manchester City.
Por, Juventusi nuk e ka ndërmend ta heq lehtë dorë nga 28-vjeçari.
Duke parë interesimin e madh, Zonja e Vjetër i ka vendosur atij një çmim në vlerë 100 milionë euro.
Aktualisht për ish-yllin e Romës garën duke e prirë është PSG-ja.
Gjithsesi nuk përjashtohet që ati të rinovojë me Juven pasi besohet se bardhezinjtë i kanë ofruar rinovim me një rrogë vjetore 6.5 milionë euro në sezon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uvAMQIwtWcE