Kostas Manolas është njëri nga më të kërkuarit në Evropë për afatin kalimtar veror.
Është raportuar se Juventusi, Interi, Manchester Unitedi dhe Arsenali janë të gjithë të interesuar në nënshkrimin e mbrojtësit të Romës, Kostas Manolas.
Sipas Corriere dello Sport, reprezentuesi grek është pothuajse i sigurt për të lënë klubin e tij aktual në fund të sezonit.
Mbrojtësi 25-vjeçar u transferua në Stadio Olimpico në vitin 2014 nga Olympiacos dhe ka një kontratë me Giallorossët deri në verën e 2019.
Thuhet se për të fituar shërbimet e tij skuadrat duhen të kenë në dispozicion një çmim prej 40-45 milionë euro.
Manolas ka bërë 35 paraqitje për Romën në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë 24 në kampionatin italian, Serie A. /Telegrafi/