Site icon Telegrafi

Katër pozitat që mund t’i mbulojë në fushë Alexander-Arnold nëse bëhet pjesë e Real Madridit

Real Madridi është seriozisht i interesuar për të nënshkruar me Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli. Fabrizio Romano ka thënë se Real Madridi po e monitoron nga afër lojtarin, ani pse ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje.

Me pozitë natyrale Trent është mbrojtës i djathtë për klubin dhe kombëtaren, por gjatë vitit të fundit, ai është shndërruar në një lojtar i cili mund të bëjë më shumë dhe të mbulojë disa pozita në fushë.

Mbrojtës i djathtë – Trent është bërë një lojtar i cili asiston shumë në këtë pozitë, pasi numëron 82 asistiem në 302 ndeshje. Reprezentuesi anglez është shumë i aftë për t’i gjetur bashkëlojtarët në pjesë të ndryshme të fushës, me disa krosime dhe pasime efektive.

Mesfushor defanziv – Aftësia e Trent për të luajtur me topin në këmbë ka bërë që shpeshherë ai t’ia dalë të largohet nga situatat e vështira, kjo edhe falë vendimmarrjes së tij të shpejtë. Për këtë arsye, ‘Los Blancos’ mund ta përdorin inteligjencën e Arnold në atë pozicion.

Lexo po ashtu Nga dy yje në secilën pozitë - Real Madridi i sezonit të ardhshëm duket i frikshëm me Mbappe, Davies dhe Alexander-Arnold

Mesfushor qendror – Trent gjithashtu mund të operojë edhe në qendër të mesfushës. Kjo pozitë do ta bënte atë një alternativë solide të Fede Vavlerdes i cili mbetet i pazëvendësueshëm në sistemin aktual të Ancelottit. Një sistem defanziv prej 3-4-3 do ta akomdonte gjithashtu Arnold në formacion, pa pasur nevojë që të sakrifikohet Dani Carvajal.

Sulmues i djathtë – Nëse Real Madridi sulmon me sistemin 2-3-5, ashtu siç shumë ekipe po bëjnë ditëve të sotme, Trent mund të dhurojë një ndihmë të madhe në krahun e djathtë. Të kesh një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme të krosimeve në zone, do të ishte e frikshme për çdo kundërshtar.

Exit mobile version