Juventusi ia ka ofruar Daniele Ruganit katër opsione për të zgjedhur se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij.
Sipas ekspertit të transferimeve te Sportitalia, Alfredo Pedulla, qendërmbrojtësi nuk bën pjesë në planet e Massimiliano Allegrit, ashtu që duhet të largohet.
28-vjeçari ka kontratë me Bianconerët deri në qershor 2024, prandaj mund të lejohet të largohet në formë huazimi.
Empoli dhe Hellas Verona janë dy klubet italiane që kanë shprehur interesim për mbrojtësin dhe gjasat janë më të mëdha që të mbetet në Serie A.
La #Juve ha chiesto una decisione a #Rugani. Quattro strade: a) #Empoli, prestito; b) #Verona, prestito, che insiste; c) #Galatasaray che potrebbe pagare il cartellino; d) restare con un contratto in scadenza nel 2024. C’è qualche giorno per decidere
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) August 1, 2022
Ndërkaq, ekziston një klub që do të mund të paguante 10 milionë euro për ta blerë kartonin e tij. Është fjala për Galatasarayn, mirëpo lojtarit nuk i pëlqen ideja që të shkojë në Turqi.
Opsioni i katërt për Ruganin është qëndrimi te Juventusi, mirëpo ai është i vetëdijshëm se do të luante shumë pak te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/