Telegrafi

Katër lojtarët që synon t’i transferojë Unitedi gjatë janarit

Manchester United (Getty Images)

Manchester Unitedi ka përpiluar listën me katër futbollistë që i dëshiron t’i transferojë në Old Trafford me hapjen e afatit kalimtar të janarit.

Djajtë e Kuq nuk kanë arritur t’i kënaqin kërkesat e trajnerit Jose Mourinho gjatë afatit kalimtar të verës, pasi nuk kanë bërë asnjë transferim të madh.

Mourinho nuk është ndarë aspak i kënaqur me transferimet e bëra gjatë verës (Getty Images)

Megjithatë, mediat angleze raportojnë gjatë ditës së sotme (e diel) se drejtuesit e klubit janë pajtuar të shpenzojnë për transferim në dimër.

Fillimi i dobët i sezonit në Ligën Premier ka bërë që drejtuesit dhe trajneri të synojnë transferimin e katër yjeve gjatë afatit të janarit.

1.Harry Maguire 

I pari në listë është mbrojtësi i Leicester Cityt,  Maguire, i cili ka bindur me paraqitjet e tij në Ligën Premier dhe Kombëtaren e Anglisë.
Mbrojtësi anglez vlerësohet rreth 75 milionë euro.

2.Toby Alderwiereld 

Pas Maguires, i dyti në listë është mbrojtësi i Tottenham Hotspurit, Alderwiereld, i cili do të ofronte siguri në mbrojtjen e Unitedit.
Belgu ka mbetur rezervistë i Jan Vertogenit dhe Davidson Sanchezit, kështu që largimi i tij është i mundshëm për një shifër mes 25-30 milionë eurosh.

3.Andrea Belotti

Në listë i treti gjendet sulmuesi i Torinos, Belotti. Italiani shihet si një sulmues i rrezikshëm që premton shumë gola.
Mourinho do ishte gati të shpenzonte për italianin, pasi e ardhmja e Anthony Martial dhe Marcus Rashford në Old Trafford është në pikëpyetje.

4.Douglas Costa

Costa i Juventusit është synimi i katërt i Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Anësori brazilian ka qenë edhe më parë i pëlqyer nga Mourinho dhe në afatin e dimrit mund të dërgohet oferta e duhur për shërbimet e tij.

/Telegrafi/