Site icon Telegrafi

Katër klubet më të pasura në botë kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mungon vetëm United

Trofeu i Ligës së Kampionëve në Cardiff (Foto: Getty Images)

Liga e Kampionëve ka njohur tetë çerekfinalistët, me katër nga pesë klubet më të pasura në botë që janë në këtë mes, duke u eliminuar vetëm Manchester Unitedin. 

Sipas ‘2018 Deloitte Football Money League’, Manchester United është klubi më i pasur në botë për të dytin vit me radhë.

Befasia më e madhe është Sevilla e cila është më e varfra në Ligën e Kampionëve.

Sevilla (Foto: Getty Images)

Liverpool është i nënti, Juventus i dhjeti ndërsa Roma e 24-ta.

Lexo po ashtu Orari dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini për shortin e çerekfinales të Ligës së Kampionëve

Real Madrid mbetet klubi më i pasur në garë i përcjell nga Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City.

Dy herë fitues radhazi i Ligës së Kampionëve

Sevilla nuk janë as në top 30-të të listës së publikuar nga Deloitte.

Shorti i Ligës së Kampionëve do të hidhet të premten nga ora 12:00, ndërsa skuadrat e një shteti mund të luajnë mes vete. /Telegrafi/

Exit mobile version