Gjigantët e Ligës Premier si Manchester City, Liverpool dhe Arsenal së bashku me Barcelonën, raportohet se do të rivalizojnë njëra-tjetrën në garën për sulmuesin Benjamin Sesko.
Ani pse 20-vjeçari ka kontratë me Leipzigun deri në qershor të 2028, ai ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh e cila do të bëhet aktive gjatë afatit kalimtar veror, ka raportuar BILD.
Teksa çmimi i tij mund të cilësohet si barrierë për një lojtarë të moshës së Seskos, performancat e tij të fundit sugjerojnë se ai mund të jetë një investim i mençur.
Përkundër startit të dobët të sezonit, Sesko është adaptuar mjaft mirë me jetën në Gjermani dhe ka filluar të shkëlqejë në fushë.
Për më shumë performanca e tij ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve e ka dëshmuar kualitetin e tij, ndërsa atij iu anulua një gol për shkak të pozicionit jashtë loje.
Skautët nga Liverpooli, City dhe Barcelona besojnë se në momentin kur Sesko krijon konsistencë në performancat e tij, ai mund të shndërrohet në njëri nga sulmuesit më ‘vdekjeprurës’ në futbollin evropian.
Këto klube tashmë mendojnë se Sesko e ka potencialin për të arritur çmimin deri në 100 milionë euro në të ardhmen, andaj shpenzimi i 43 milionë eurove tani po shihet si një investim i mençur dhe i qëlluar./Telegrafi/