Telegrafi

Katër klube të Ligës Premier kundërshtuan fuqishëm blerjen e Newcastle nga sheikët arabë

Blerja e Newcastle United e udhëhequr nga Fondi i Investime Publike të Arabisë Saudite mund të ketë ndezur skena të gëzueshme në Tyneside, por ‘regjimi i ri’ i pronësisë në St James Park është kundërshtuar ashpër nga 19 klubet e tjera, madje me katër prej tyre që janë përpjekur të parandalojnë marrëveshjen.

Sipas mediumit The Guardian, të gjitha 19 klubet e kampionatit elitar janë kundër blerjes dhe po kërkojnë përgjigje nga Liga Premier se pse iu dha drita jeshile për blerjen e Newcastle nga arabët.

Ata duan një takim urgjent javën tjetër pasi mësuan për blerjen e ‘Laraskave’ vetëm të mërkurën, para se të konfirmohej ndërrimi i pronësisë të enjten në mëngjes.

Lexo po ashtu Klubet e Ligës Premier në takim urgjent pas shitjes së Newcastle United te sheikët

Drejtori ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Masters dhe kryetari, Gary Hoffman, morën ankesa nga klubet të cilët nuk e kishin idenë se marrja e Neëcastle ishte gati të miratohej.

Sipas Daily Mail, Liverpool, Manchester United, Arsenal dhe Tottenham Hotspur ishin katër nga klubet më të zëshme në kundërshtimin e tyre ndaj planeve të blerjes së Newcastle nga arabët dhe lobuan në Ligën Premier për të mos lejuar mbylljen e marrëveshjes.

 

Pronarët e Newcastle kanë një pasuri neto prej 320 miliardë funtesh, që është më shumë se të gjitha 19 klubet e tjera të kombinuara – diçka që duket të jetë arsyeja kryesore e këtij kundërshtimi.

Lexo po ashtu Newcastle mund të shpenzojë 200 milionë funte për lojtarë të rinj pa thyer rregullat e Fair Play Financiarit

Marrëveshja kontroverse e marrjes së pronësisë është pritur gjithashtu me shumë kundërshtime nga Amnesty International, për shkak të historisë së tmerrshme të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite.

Ndryshe, ndeshja e parë e Newcastle nën pronësinë e re zhvillohet të dielën më 17 tetor kur Tottenham viziton St James Park, ndërsa ‘Magpies’ përfundojnë muajin me një udhëtim në Crystal Palace gjashtë ditë më vonë, para se të mirëpresin Chelsea në Tyneside më 30 tetor. /Telegrafi/