Arsenali dhe Juventusi janë duke e vëzhguar nga afër gjendjen e James Rodriguez te Bayern Munich, i cili mund të kthehet edhe te Real Madridi, që e zotëron kartonin e tij.
Klubi gjerman mund të vendos në fund të sezonit ta blejë, por duhet të paguajë 42 milionë euro te Los Blancos.
Ai mund të kthehet në Santiago Bernabeu, pasi ta sheh se kush do të ulet në stolin e klubit.
Zonja e Vjetër e pëlqen lojtarin 27 vjecar.Ai njihet për paraqitjet e mira në krahë me Cristiano Ronaldon.
Sipas Daily Mirror, Juve nuk është klubi i vetëm që e dëshiron Jamesin, pasi edhe Arsenali e pëlqen tej mase.
Ai shihet në Londër si zëvendësim i Mesut Ozil që mund të largohet në verë.
Vera do ta definojë përfundimisht të ardhmen e mesfushorit kolumbian. /Telegrafi/