Chelsea është e vendosur të forcojë linjën e tyre sulmuese dhe ka identifikuar katër qendërsulmues si objektivat kryesorë për verën e ardhshme në një përpjekje për të përmirësuar renditjen e tyre në Ligën Premier.
Ndër emrat në listën e ngushtë të klubit londinez është Victor Osimhen i Napolit, Benjamin Sesko i RB Leipzig, Ivan Toney i Brentford dhe Victor Bonifacio i Bayer Leverkusen.
Secili prej këtyre sulmuesve ofron karakteristika dhe aftësi të ndryshme që mund të përshtaten në skemën e ekipit londinez.
Victor Osimhen:
Nigeriani konsiderohet si zgjedhja e parë e Chelseat, me klubin që po punon shumë për të bindur sulmuesin e Napolit për t’u bashkuar me ta. Megjithatë, konkurrenca për nënshkrimin e tij është e ashpër, me klube të tilla si PSG dhe Arsenal gjithashtu shfaqin interesim për lojtarin.
Benjamin Sesko:
Sulmuesi, nga ana tjetër, është identifikuar si një talent premtues nga Chelsea, me klubin që po e vëzhgon me vëmendje yllin e RB Leipzig. Sesko ka shprehur dëshirën për të luajtur në Ligën Premier, gjë që mund të lehtësojë transferimin e tij të mundshëm te Chelsea.
Ivan Toney:
Anglezi është një tjetër lojtar që Chelsea ka kohë që po e shikon. Pavarësisht një pezullimi të mëparshëm për shkelje të rregullave të basteve, Toney ka dëshmuar të jetë një sulmues efektiv në Ligën Premier dhe përvoja e tij në ligën angleze e bën atë një objektiv tërheqës për Chelsea.
Victor Boniface:
Ylli i Bayer Leverkusen ka impresionuar me paraqitjen e tij në Bundesligë këtë sezon. Edhe pse përflitet se ai mund të ndjekë menaxherin e tij aktual, Xabi Alonso, te Liverpool, edhe Chelsea ka shfaqur interesim për sulmuesin dhe mund të bëjë një lëvizje për të në merkaton e verës.
Me këta katër emra në listë, Chelsea kërkon të forcojë sulmin dhe të rikthehet në krye të tabelës së Ligës Premier sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/