Telegrafi

Katër alternativat e mundshme të Manchester Unitedit në rast se dështon transferimi i Jadon Sanchos

Manchester Unitedit po i mbaron kohën për të nënshkruar me Jadon Sancho nga Borussia Dortmundi, por ata kanë katër alternativa nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë objektivin e tyre madhor të kësaj vere.

Sancho ka qenë objektivi kryesor i Djajve të Kuq këtë verë dhe shumë oferta thuhet se kanë shkuar drejt Dortmundit nga Unitedi.

Megjithatë, asnjëra ofertë nuk ka përmbushur synimet e klubit gjerman dhe ky transferim po shkon drejt dështimit.

Lexo po ashtu Sancho beson ende se ai do të nënshkruajë me Manchester Unitedin këtë verë

Me mbylljen e afatit kalimtar të verës të hënën, nuk ka shumë kohë për të nënshkruar atë këtë verë dhe tani Unitedi duhet të kthej synimin dika tjetër.

Nëse ata nuk e nënshkruajnë atë, atëherë skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka katër alternativa për të nënshkruar.

Sipas mediumit Sky Sports News, klubi anglez po shikon Ousmane Dembele, Ismaila Sarr dhe Edinson Cavani, ndërsa Manchester Evening News pretendon se klubi dëshiron të nënshkruajë me talentin e Atalantas, Amad Traore.

Sky kishte pohuar gjithashtu se sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic ishte gjithashtu një nënshkrim i mundshëm si huazim, por me Realin që e la Borja Mayoral të transferohej te Roma që me sa duket tani nuk është një opsion. /Telegrafi/