Site icon Telegrafi

Kate Middleton vendos bizhuteri në lidhje me Ukrainën në Ditën e Commonwealth

Dukesha e Kembrixhit iu bashkua familjes mbretërore në shërbimin vjetor të Ditës së Commonwealth në Westminster Abbey dje (e hënë).

Ndërsa fustani i saj i kaltër me pallto nga Catherine Walker pasqyronte një nga ngjyrat e flamurit të Commonwealth, aksesorët e saj zbulonin gjithashtu një kuptim prekës të fshehur.

Vathët dhe gjerdani prej safiri dhe diamanti që ajo mbante ishin të njëjtat që kishte vendosur për t’u takuar me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në vitin 2020, siç vuri në dukje në Twitter blogerja me sy shqiponjë The Court Jeweler.

Në atë kohë, Middleton i bashkoi vathët dhe gjerdanin e paparë më parë me një fustan të kaltër me rrip kur ajo dhe Princi William mbajtën një audiencë me Zelensky dhe gruan e tij, Olena.

Lexo po ashtu Kate Middleton mbështet Ukrainën e veshur me bluzën e kaltër nga Alexander McQueen dhe gjilpërën me flamur

Kjo nuk është hera e parë që Middleton, 40 vjeçe, tregon mbështetjen e saj përmes modës për popullin e Ukrainës. Më 9 mars, ajo kishte veshur një gjilpërë flamuri dhe një pulovër Alexander McQueen në ngjyrë të kaltër ukrainase për të vizituar një qendër kulturore ukrainase në Londër.

Për daljen, dukesha vendosi kapelën e saj e realizuar gjithashtu nga Catherine Walker, e cila ishte e preferuara e princeshës së ndjerë Diana dhe veshjet e së cilës Middleton i vesh shpesh.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi gjatë 43 ditëve të agresionit rus në Ukrainë

Dita e Commonwealth është një festë vjetore nga njerëzit në të gjithë Commonwealthin në Afrikë, Azi, Karaibe dhe Amerikë, Paqësor dhe Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version