Telegrafi

Kate Middleton ri-vesh fustanin Alexander McQueen dhe një palë vathë të Princeshës Diana në koncertin “Platinum Jubilee” të Mbretëreshës Elizabeth II

Kate Middleton ka mahnitur me një fustan në formë xhakete me vlerë prej tre mijë eurosh të Alexander McQueen, teksa u bashkua me njerkën e saj Camilla dhe tre fëmijët e saj për një shëtitje me karrocë poshtë Mall për të festuar “Platinum Jubilee”.

Dukesha 40-vjeçare dukej me humor të shkëlqyeshëm teksa buzëqeshte dhe përshëndeti turmën.

Ajo zgjodhi fustanin të cilin e kishte veshur edhe verën e kaluar teksa iu bashkua anëtarëve të familjes mbretërore në Eden Project për pritjen e G7.

Lartësia e saj mbretërore është një adhuruese e madhe e modeleve sportive të markës britanike në disa raste, më e famshmja në dasmën e saj në 2011.

Lexo po ashtu Tom Cruise theu ‘rregullin e pashkruar’ duke kapur dorën e Kate Middleton në tapetin e kuq

Ajo shtoi një kapelë Philip Treacy në kombinim dhe bëri një nderim të ëmbël për Princeshën Diana duke vendosur vathët dhe gjerdanin e vjehrrës së saj të ndjerë.

Kate i lidhi flokët përsëri në një topuz elegant me gërsheta dhe tregoi bukurinë e saj natyrale me një grim të thjeshtë, duke kombinuar një shtresë të lehtë fondatine me sy kafe dhe buzëkuq rozë. /Telegrafi/