Telegrafi

Kate Middleton mori vëmendje në tapetin e kuq të BAFTAs, ndërsa i dhuroi një shuplakë në të pasme Princit William

Kate Middleton dhe Princi William dukeshin mahnitës teksa zbukuruan tapetin e kuq të “BAFTAs 2023”.

Çifti mbretëror u pritën me brohoritje nga fansat kur mbërritën në ceremoninë vjetore.

Kate kishte veshur një fustan elegant të bardhë Alexander McQueen. Ishte i njëjti që ajo kishte veshur në vitin 2019, por me disa ndryshime të vogla.

Kate Middleton dhe Princi William (Foto: Getty Images)

Kësaj radhe, zonës rreth shpatullës i janë shtuar disa dizajne të bukura me lule.

Lexo po ashtu Kate Middleton shfaqet me një palë vathë Zara në vlerë prej 25 eurosh në tapetin e kuq të BAFTAs

Për sa i përket aksesorëve, Kate e ka shoqëruar dukjen me disa vathë modestë Zara, me vlerë rreth 25 euro.

Kate Middleton dhe Princi William (Foto: Getty Images)

Burri i saj dukej gjithashtu elegant me një kostum të zi prej kadifeje. Princi merr pjesë në ngjarjen vjetore që ‘nderon kontributet më të mira britanike dhe ndërkombëtare në film’ pasi u emërua president i BAFTAs në 2010.

Fansat me sy shqiponjë vunë re se Kate i dhuroi një shuplakë në të pasme partnerit në tapetin e kuq.

Princi William dhe Kate Middleton (Foto: Instagram)

Ata theksuan se çifti krahas këtij momenti dukeshin të lumtur krah njëri-tjetrit. /Telegrafi/