Site icon Telegrafi

Kasparov mesazh për Vuçiqin dhe Orbanin: Ju përgëzoj që iu bashkuat diktatorëve të Kinës, Kubës e Sirisë për listën e dëshirave për Putinin

Garry Kasparov, ish-kampioni i botës në shah dhe një kritik i madh i presidentit rus Vladimir Putin, “lavdëroi” presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Kasparov ka shkruar në rrjetin social X me një dozë ironie se ka uruar Vuçiqin dhe Orbanin që kanë bërë një listë dëshirash për festën e Putinit, transmeton Telegrafi.

“Përgëzoj Vuçiqin dhe Orbanin së bashku me diktatorët e Kinës, Kubës, Venezuelës dhe Sirisë bënë një listë dëshirash të mira për festën e Putinit! Kam dëgjuar se kjo lloj mirënjohjeje është edhe më e rëndësishme për punonjësit sesa paga dhe shpërblimet”, ka shkruar Kasparov.

Ndryshe në natën e ndërrimit të moteve, presidenti rus në mesazhin e tij të fundit për vitin që lamë pas ka uruar vetëm dy liderët evropian – kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Në anën tjetër këto dy shtete që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ishin kundër vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë si kundërpërgjigje ndaj agresionit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version