Liverpool është gati që ta shesë Loris Kariusin dhe do t’ia ofrojë Trabzonsporit, si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Ugurcan Cakir.
Portieri gjerman ka bërë gafën e radhës të premten me gjigantin turke Besiktas (në miqësoren ndaj Altinordu), ku është i huazuar, ndërsa Redsat nuk janë të interesuar ta kthejnë në Anfield.
Cakir konsiderohet si një prej talentëve premtues nga futbolli turk, ndërsa për shërbimet e tij interesohen shume klube të mëdha evropiane.
Loris Karius' time at Besiktas is not going so well… pic.twitter.com/V7OHww266G
— Sport Social Podcast Network (@TheSportSocial) January 10, 2020
Portieri 23 vjeçar i ka pranuar vetëm 18 gola këtë sezon në Superligën turke, ashtu që, sipas Karadeniz Gazetesi, Liverpooli planifikon ta përfshijë Kariuesin në marrëveshjen për transferimin e tij.
Klubi anglez planifikon të ofrojë 8.5 milion funte (10 milionë euro) plus Kariuesin për ta bindur Trabzonsporin që ta lejojë largimin e Cakir.
Alisson Becker mbetet portieri kryesor i Liverpoolit, ndërsa Ugurcan pritet ta zëvendësojë Adrianin si portieri i dytë në Anfield. /Telegrafi/
Loris Karius won’t want to see this one again…
A big error for the Besiktas goalkeeper today — it’s rumoured he’ll return to Liverpool at the end of the season with the Turkish side unable to pay the €8m fee to make the deal permanent.
— Anfield Edition (@AnfieldEdition) January 10, 2020