Pas shumë muajsh raportimesh, më në fund Philippe Coutinho është lojtar i Barcelonës.
Braziliani kaloi te klubi katalunas për 160 milionë euro dhe nënshkroi kontratë për pesë vite e gjysmë.
BR Football ka përpiluar një karikaturë ku tregon më së miri se si erdhi kalimi i Coutinhos te Barça.
Trajneri Jurgen Klopp dhe shumë lojtarë tjerë i bënin trusni lojtarit që të qëndrojë, ndërsa në anën tjetër Luis Suarez dhe Lionel Messi e tërhiqnin atë nga Spanja.
Por, presidenti John W. Henry i joshur nga oferta e Barcelonës këputi lojtarin dhe pranoi ofertën.
Vlen të theksohet se pas Neymarit që u shit te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro, Coutinho është transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit. /Telegrafi/