Telegrafi

Kardashian përgënjeshtron aferën e spekuluar me Drake

Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Kim Kardashian ka vendosur të sqarojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë ndërmjet saj dhe Drake, pasi ishin përhapur spekulime se kanë pasur një aferë.

Në media dhe ne rrjetet sociale u përhapën thashetheme se ylli amerikan dhe reperi kanadez kanë pasur aferë, teksa bukuroshja është e martuar me Kanye West.

Mirëpo, 37-vjeçarja i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të përgënjeshtruar gjithçka: “Asnjëherë nuk ka ndodhur. Fund i tregimit”.

E gjitha kishte nisur pas këngës së Drake, “In My Feelings”, që i referohet një femre me emrin ‘Kiki’.

https://twitter.com/ItsDeanBlundell/status/1036985697259937793

Në fakt, Kiki është një nofkë që familjarët e Kim e përdorin për t’iu referuar asaj.

Për më shumë, Drake ka bashkëpunuar me të dashurin e Kylie Jennerit, Travis Scott, si edhe jeton shumë afër me Kardashian në zonën e Los Angelesit.

Duke u bazuar në këto, ishin hedhur dyshimet për një aferë seksuale ndërmjet dyshes, gjë që Kim e ka hedhur poshtë. /Telegrafi/