Telegrafi

“Kappa” gjermane, fabrikë për përpunimin e konservimin e perimeve në Drenas

Kryetari i Komunë së Drenasit, Nexhat Demaku ka pritur në takim drejtorin e fabrikës “Kappa Antipasti”, kompani gjermane e cila ka shprehur interesimin që të ndërtojë një fabrikë për përpunimin dhe konservimin e perimeve.

Vlera e këtij investimi thuhet të kap shifrën mbi 8 milionë euro me rreth 1 mijë vende pune.

“Kryetari Demaku gjatë takimit me investitorët gjermanë, ka siguruar që të krijojë lehtësira procedurale për fillimin e ndërtimit të fabrikës për përpunimin dhe konservimin e perimeve që do të ndërtohet përballë Parkut të Biznesit, përkatësisht në zonën ekonomike. Ndërsa drejtori i kompanisë “Kappa Antipasti” tha se vlera e investimeve për ndërtimin e fabrikës është mbi 8 milionë euro dhe në fazën e parë të punësohen 400 veta”.

Ndërsa shtohet më tej, pas zgjerimit të kapaciteteve të fabrikës ishin premtimet që të punësohen 1 mijë veta.

“Kompania gjermane siguroi qe plasmanin e perim-kulturave të mbjella të kenë jo vetëm të Komunës së Drenasit, por edhe të Komunave tjera të Kosovës. Komuna e Drenasit ka resurset me 5600 hektar nën sistemin e ujitjes,dhe pozita e tokës është e përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë intensive”. /Telegrafi/