Barcelona mund të sjellë falas mesfushorin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan në afatin kalimtar të verës.
The Athletic shkruan se negociatat tashmë kanë filluar dhe, sipas burimeve të tyre, besohet se lojtari i kombëtares gjermane me të vërtetë mund të ndryshojë klub.
Në vitin 2016, Gundogan erdhi në Man City nga Borussia Dortmund si transferimi i parë në epokën e trajnerit Pep Guardiola dhe ka luajtur 290 ndeshje për klubin anglez, kapiten i të cilëve është.
Kontrata e tij është e vlefshme deri në fund të sezonit dhe ai është larg marrëveshjes për vazhdimin e bashkëpunimit, prandaj mund të kalojë te Barça si lojtar i lirë.
Sipas The Athletic, Gundogan do të ishte gati të pranonte një pagë më të ulët te Barcelona në krahasim me atë që ka tani nëse katalanasit i ofrojnë një kontratë shumëvjeçare.
Përfaqësuesit e Gundogan nuk komentuan interesin e supozuar të Barcelonës, por thanë se të gjitha opsionet janë të mundshme.
Ai ka 66 paraqitje dhe 17 gola për kombëtaren gjermane. Sipas Transfermarkt, ai kap vlerën e 25 milionë eurove. /Telegrafi/