Site icon Telegrafi

Kanye West, mbreti i përfitimeve nga yjet e hip-hopit

Me markën e tij ‘Yeezy’ që pritet të arrijë në 1.5 miliard dollarë shitje këtë vit, Kanye West ka kaluar edhe Jay-Z, për t’u bërë hip-hop artisti më i paguar sipas Forbes për herë të parë në karrierën e tij.

Lista e 20-të e para për vitin 2019, e cila u publikua të enjten (19 shtator), shënoi të ardhurat nga qershori 2018 deri në qershor të këtij viti.

“Kishte një rreze drite mbi idenë që unë të bëja këpucë atletike”, ka thënë West për Forbes në gusht.  “Yeezy është e dëshiruar aq sa një Jordan”, shton më tej reperi.

Kanye West (Foto: Getty Images/Guliver)

Të ardhurat e vlerësuara prej 150 milionë dollarësh të vendasit të Chicikagos gati dyfishojnë miliarderin e parë të hip-hopit, Jay-Z, i cili u tërhoq në 81 milionë dollarë në vendin e dytë.

Drake, Diddy dhe Travis Scott përfshijnë pjesën tjetër të parave. Të tjerat po ashtu përfshijnë edhe DJ Khaled në Nr.7, J. Cole në Nr. 11 me 31 milionë dollarë, i cili pasohet menjëherë nga Nicki Minaj dhe Cardi B.

Lista e plotë: 20 yjet më fitimprurës të hip-hop-it në botë:

20. Pitbull (18 milionë dollarë)

19. Wiz Khalifa (18.5 milionë dollarë)

18. Nas (19 milionë dollarë)

17. Future (19.5 milionë dollarë)

16. Birdman (20 milionë dollarë)

15. Meek Mill (21 milionë dollarë)

14. Swizz Beatz (23 milionë dollarë)

13. Cardi B (28 milionë dollarë)

12. Nicki Minaj (29 milionë dollarë)

11. J. Cole (31 milionë dollarë)

10. Childish Gambino (35 milionë dollarë)

9. Migos (36 milionë dollarë)

8. Kendrick Lamar (38.5 milionë dollarë)

7. DJ Khaled (40 milionë dollarë)

6. Eminem (50 milionë dollarë)

5. Travis Scott (58 milionë dollarë)

4. Diddy (70 milionë dollarë)

3. Drake (75 milionë dollarë)

2. Jay-Z (81 milionë dollarë)

1. Kanye West (150 milionë dollarë)

/Telegrafi/

Exit mobile version