Telegrafi

Kanye West e befason Kim Kardashianin në një takim me Celine Dion

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Tash e disa ditë, ylli botëror Kim Kardashian dhe reperi Kanye West po festojnë përvjetorin e pestë të martesës.

Gjatë kësaj kohe bukuroshja amerikane ka ndarë një sërë imazhesh dhe videosh nga e kaluara e tyre, përmes të cilave i përshkruan edhe këto vite.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian
Celine Dion, Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Twitter)

Megjithatë, së fundmi Kanye i kishte bërë një befasi të këndshme bashkëshortes me një shëtitje në Las Vegas, një takim me Celine Dion. Duke u kthyer në shtëpi, ata ishin fotografuar përderisa po shoqëroheshin edhe nga sigurimi i tyre.

Kim Kardashian (Foto: Splash News)

Çifti tashmë janë prindër të vajzës pesëvjeçare North, djalit trevjeçar Saint, Chicagos 15 muajshe dhe të një djali të sapolindur nga një nënë surrogate.

Bukuroshja po vazhdon të jetë një nga femrat më të suksesshme në saje të linjës së saj të kozmetikës “KKW Beauty”. /Telegrafi/