Site icon Telegrafi

Kanye e Kim rrezikojnë tre vjet burgim!

Çifti i njohur Kanye West dhe Kim Kardashian West rrezikojnë deri në tre vjet burgim.

Kjo pasi raportohet se ekipi mbrojtës i këngëtares së njohur Taylor Swift do t’i padisë ata për shkak të incizimit pa leje të një telefonate mes saj dhe Kanyes.

Nëse çifti zbulohet se ka thyer ligjin në Kaliforni rrezikojnë deri në tre vjet burgim.

“Ekipi i Taylorit beson se Kanye dhe Kim kanë thyer ligjin. Ata kanë nisur një mision për të shkatërruar Taylorin, por mund të ketë pasoja të mëdha sepse kanë bërë thirrjen telefonike nga Kalifornia ku është e ndaluar incizimi i telefonatave pa leje”, ka thënë një burim i “The Sun”, transmeton koha.net.

“Lufta” mes Swift dhe çiftit West nisi në orët e para të së hënës, kur Kim postoi një video të Kanye Westit në telefon duke ia treguar tekstin e këngës “Famous”, Swiftit dhe duke marrë lejen e saj për t’ia përdorur emrin në këngë.

Aty dëgjohet se Taylor Swift i dha lejen për tekst Kanyes, ndërsa më vonë krijuesja e “Blank Space” deklaroi se kurrë s’kishte dhënë leje për një frazë që e përdor Kanye.

Pas kësaj, çifti West ia ktheu duke thënë se Taylor ka mbaruar dhe e ka quajtur “Gjarpër”, ndërsa Swift është përgjigjur duke thënë se më nuk dëshiron të merret me këtë çështje.

Exit mobile version