Telegrafi

Kante vendos për të ardhmen pas interesimit nga Barcelona dhe Real Madridi

N’Golo Kante thuhet se nuk dëshiron të largohet nga Chelsea edhe pas interesimit të madh nga Barcelona dhe Real Madridi.

Nuk ka qenë një sezon i thjeshtë për Kanten, pasi është paraqitur në vetëm 20 nga 42 ndeshjet e zhvilluara për shkak të lëndimit.

Dhe raportet në Francë dhe Spanjë kanë pretenduar se Blutë mund të shikojnë shitjen e Kantes këtë verë për të fituar para nga ai.

Shitja e francezit do të vinte duke pasur parasysh shfaqjen e talentin Billy Gilmour dhe partneritetin në rritje midis Mateo Kovacic dhe Jorginho.

Por, sipas mediumit Goal.com, Kante mbetet i përkushtuar të mbyll me sukses tre vitet e mbetura të kontratës së tij me klubin perëndimor të Londrës.

Fituesi i Kupës së Botës thuhet se është i lumtur me jetën në Londër dhe gëzohet që luan në Stamford Bridge. /Telegrafi/