N’Golo Kante është duke menduar të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të verës, ndërsa Real Madridi është destinacioni i tij.
Kampioni i botës konsiderohet si një ndër mesfushorët më të mirë defensivë dhe ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Bluve prej se u transferua në Stamford Bridge në vitin 2016.
Megjithatë, është duke u spekuluar se 28-vjeçari po kërkon një sfidë të re dhe Reali është klubi i duhur ku mund t’i realizojë qëllimet e tij.
Los Blancos janë të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë funte (117 milionë euro) për blerjen e Kantes gjatë verës që vjen.
Lojtari besohet se ka raporte të mira me trajnerin e Madridit, Zinedine Zidane, i cili ka nevojë për më shumë energji në mesfushë.
Bayern Munichu dhe Juventus janë destinacionet tjera për Kanten, mirëpo ai e favorizon kalimin në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/