Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën një person në fshatin Nakell-Pejё është kanosur.
Në njoftimin për media thuhet se Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë kanë shkruar në vendin e ngjarjes dhe gjatë bisedës me ankuesin i njëjti deklaron se deri sa ishte fjalosur me njërin nga të dyshuarit, ka ardhur edhe i dyshuari tjetër dhe i njëjti e ka kanosur me armë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Njësiti i hetimeve me urdhër të Prokurorit të shtetit ka kryer kontroll/bastisje në shtëpinë e të dyshuarve dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore Flloberg cal: 4.5mm.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit.
Me vendim të Prokurorit të shtetit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/