Telegrafi

Kanita josh me dukjen, ndërsa feston ditëlindjen e 19-të

Kanita Suma (Foto: Instagram/kanitasofficial)

Këngëtarja shqiptare, Kanita Suma, është një ndër më të ëmblat në estradën shqiptare.

Ajo në mënyrë të vazhdueshme sjell projekte muzikore, ndërsa nuk kursen as pozat atraktive, në të cilat duket tërheqëse.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka bërë të ditur se është duke festuar ditëlindjen.

Ndërsa kumtoi lajmin, Kanita është parë e veshur me plot stil, ndërsa ka pozuar në mënyra të ndryshme para kamerës.

Lexo po ashtu Valza dhe Kanita publikojnë projektin muzikor “Hala”

“Dukja për ditëlindje”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Ndërkaq, kënga e saj e fundit “Hala” është pritur mirë nga fansat e saj, e që erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Valza. /Telegrafi/