Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane thuhet se favorizon një transferim te Manchester Unitedi para Real Madridit.
Kane deklaroi më herët gjatë marsit se mund të largohet nga Tottenhami këtë verë dhe interesimi për të nuk ka munguar asnjëherë nga klubet e mëdha.
Kjo ka bërë që Unitedi të jetë gati të bëjë ofertë sensacionale për ta sjellë reprezentuesin e Anglisë në Old Trafford kur të hapet afati kalimtar i transferimeve.
Sipas mediumit The Bleacher Report, sulmuesi anglez do të preferonte të linte Spurs për Unitedin dhe jo Real Madrid, i cili gjithashtu e do lojtarin.
Real Madridi thuhet se është në kërkim të një sulmuesi këtë verë, pasi Karim Benzema po i afrohet qartë viteve të fundit të karrierës së tij.
Çmimi i Kane mendohet të jetë mbi 100 milionë euro, ndërsa interesim ka shprehur edhe Manchester City. /Telegrafi/