Trajneri i Manchester Unitedin, Erik ten Hag e ka pranuar se ata po përpiqen të gjejnë sulmuesin “e duhur” për ta transferuar.
Unitedi ka bërë përpjekje për transferimin e yllit të Tottenham Hotspur, Harry Kane dhe Rasmus Hojlund të Atalantas këtë verë, por ende pa sukses.
Për transferimin e një qendërsulmuesi të ri ka folur edhe trajnerin Ten Hag, i cili ka konfirmuar se duan ta gjejnë një të tillë për ekipin e tyre.
“Në të gjithë Man Unitedin, shumë njerëz, bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të gjetur dhe sjell njeriun e duhur”, ka thënë fillimisht Ten Hag.
“Tregu i transferimeve është i tillë, ju e dini. Por, ne i dimë objektivat tona dhe bëjmë gjithçka mundemi. Ne bëjmë çdo përpjekje për ta realizuar këtë, sepse është një fushë ku ne kemi nevojë për përmirësim”.
“Unë nuk flas për lojtarë të veçantë që janë nën kontratë në një klub tjetër”, shtoi Ten Hag për Kane.
“Ne dëshmuam edhe sezonin e kaluar se mund të jemi shumë të suksesshëm edhe pse nuk kishim shumë sulmues dhe prapë dëshmuam se ishim të suksesshëm”.
“Kështu që unë pres më shumë nga lojtarët e sulmit, për të luajtur në një nivel më të lartë, ata duhet të rrisin nivelin. Ne presim më shumë nga lojtarët e sulmit. Në të gjithë ekipin presim më shumë gola”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/