Grushtimi i Milaim Zekës nga ana e deputetit të VV-së Frashër Krasniqi, është kritikuar edhe nga anëtar të kësaj partie.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Skenderajt, Kushtrim Mehmeti e ka sulmuar rëndë Frashër Krasniqin. Deputeti i VV-së e grushtoi në emision direkt televiziv, deputetin e Nismës Milaim Zeka.
Mehmeti i ka kujtuar Krasniqit që jemi në shekullin 21, dhe ata që bëjnë veprime të tilla e kanë vendin në burg.
“Frashër, ti e grushtove Vetëvendosjen, jo Milaimin! Marre për ty, kërko falje dhe shko shikoje kalendarin. Kuptoje që jemi në shekullin XXI! Kriminelët, hajdutët dhe vandalët vendin e kanë në burg”, ka thënë ai.