Telegrafi

Kandidatët më të votuar të listës së Vetëvendosjes në Ferizaj

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë se 60 për qind të votave në Komunën e Ferizajt, ndërkaq mbi 20 mijë qytetarë të kësaj komune, e kanë votuar Vjosa Osmanin për deputete të Kuvendit të Kosovës.

Telegrafi nga burimet e veta ka arritur të sigurojë një listë  të kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në Komunën e Ferizajt, listë së cilës i prinë Vjosa Osmani.

  1. Vjosa Osmani 20 233 vota
  2. Hekuran Murati 14 887 vota
  3. Glauk Konjufca 11 258 vota
  4. Valon Ramadani 7 340 vota
  5. Dimal Basha 5 497 vota
  6. Enver Haliti 4 716 vota
  7. Shqipe isufi 4 464 vota
  8. Alban Bajrami 3 932 vota
  9. Burim Karameta 3 857 vota
  10. Ekrem Mustafa 3 625 vota
  11. Haki Abazi 1 793 vota

Këto shifra janë nga të dhënat preliminare të numërimit të votave, pasi ende nuk janë numëruar votat nga jashtë vendit, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje nga të dhënat preliminare të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka marrë 47.85 për qind të votave. /Telegrafi/