Site icon Telegrafi

Kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandë me mallra në Zubin Potok – policia konfiskon 71 kavanozë me mjaltë

Një rast i kalimit ilegal të kufirit dhe kontrabandimit me mallra është zbuluar në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut më 21 gusht 2024, rreth orës 19:05.

Gjatë një patrullimi rutinë, një njësi policore ndaloi një veturë me targa të huaja të drejtuar nga një shtetas kosovar, i cili dyshohet se kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit të mjetit, policia zbuloi 71 kavanozë me mjaltë, që po kontrabandoheshin.

Me urdhër të prokurorit, vetura dhe malli u konfiskuan dhe u dërguan në terminalin doganor për procedura të mëtejshme ligjore. Hetimet për rastin vazhdojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version